Vdekja e turistes ruse në Ksamil, nis analiza e ADN-së
Autori: Gazeta inFokus
22:32 | 13 August 2017
Rivendoset në funksionim pajisja që kryen analizat e ADN-së në laboratorin e Policisë Shkencore në Tiranë. Pajisja, e cila kryen analizimin e mostrave të ADN-së, ishte dëmtuar në mesin e muajit korrik, duke lënë pezull hetimin e disa çështjeve penale, përfshi edhe atë të vdekjes së turistes ruse në Ksamil, shkruan “Panorama”.
Pajisja analizuese e Policisë Shkencore ishte dëmtuar në një llambë të saj, duke e bërë të pamundur analizimin shkencor, ndërsa ishte e vetmja e këtij lloji në Shqipëri. Për shkak se llamba e re kushton dhe gjendet vetëm në SHBA, zëvendësimi e më pas kalibrimi e montimi i saj ka kërkuar rreth një muaj kohë.
Kjo vonesë ka shkaktuar zvarritje të disa çështjeve penale që janë në hetim dhe që kanë të bëjnë me kryerjen e analizave të ADN-së. Një prej kë- tyre çështjeve është edhe ajo e vdekjes së turistes 15- vjeçare nga Rusia, Ksenia Ryok.
Ajo gjeti vdekjen në korrik teksa ishte me pushime në Ksamil, ndërsa policia vendosi në pranga një person të dyshuar për ngjarjen. Ermal Fataj, 31 vjeç, drejtues i një mjeti lundrues me motor që ofronte shëtitje në ishujt e Ksamilit me pagesë, dyshohet se me skafin e tij e ka goditur në kokë dhe kraharor adoleshenten ruse, e cila po notonte pak metra larg bregut të detit në plazh.
Në helikat e motorit të skafit që drejtonte 31-vjeçari u pretendua se janë gjetur fije flokësh, të cilat po krahasohen me ato të turistes 15- vjeçare nga Rusia. Vetëm analiza e ADN-së është ajo që përcakton përfundimisht nëse fijet e flokut i përkasin të njëjtit person. Për këtë arsye, nisur edhe nga insistimi i vazhdueshëm i Ambasadës ruse, e
cila ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes, është vendosur që analiza e parë e ADN-së që do bëhet me pajisjen e rivendosur në punë, të jetë ajo për çështjen e turistes 15-vjeçare.
Rezultati i analizave pritet të dalë brenda pak ditësh, duke përcaktuar më pas edhe fatin e çështjes penale të hapur nga prokuroria e Sarandë ndaj të riut Ermal Fataj. Ndaj tij në datën 24 korrik është vendosur masa e sigurisë arrest me burg për 45 ditë.
Ditën e ngjarjes, turistja ruse është larguar me not nga mamaja e saj dhe i ka humbur nga shikimi. Pak minuta më vonë, është konstatuar se vajza pluskonte e pajetë në ujë. Ky fakt është konstatuar nga disa turistë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe më pas në vendngjarje është afruar me not edhe nëna e vajzës.
“Pas kryerjes së autopsisë, rezultoi se viktima kishte disa gërvishtje të thella në pjesën e kokës, si edhe në pjesën anësore të trupit, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Grupi hetimor, i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës, ka krijuar dyshimet se vajza mund të jetë goditur nga një mjet lundrues që lëviz në atë zonë. Janë këqyrur një numër i madh varkash dhe skafesh që shërbejnë për transportin e turistëve nga bregu për në drejtim të ishujve të Ksamilit. Nga këqyrja rezulton se në helikën e skafit që drejtohej pa licence shërbimi nga shtetasi Ermal Fataj, u gjeten disa fije floku, të ngjashme për nga ngjyra me ato të viktimës 15-vjeçare”, ka thënë Prokuroria.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
































