Vdekja e turistes angleze në Sarandë, DailyMail: I dashuri dëshmoi tragjedinë, pritet autopsia
Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 21 September 2022
Mediat britanike e kanë pasqyruar gjerësisht lajmin e vdekjes së një turisteje angleze në brigjet shqiptare. Ajo është Rebecca Gannon, 29 vjeçe, e cila ndërroi jetë të hënën në vendin e quajtur “Vapori i mbytur” në Sarandë pasi u mbyt gjatë një ekspedite zhytjeje.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, 29-vjeçarja ishte së bashku me të dashurin në këtë ekspeditë. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar instruktori Saimir Kushova, 45 vjeç.
Policia njoftoi një ditë më parë se 45-vjeçari kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje. Daily Mai lka shkruar se i dashuri i saj, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka qenë dëshmitar i kësaj tragjedie. Zhytësit që kanë qenë të pranishëm janë përpjekur që ta shpëtojnë të renë. Por çdo gjë ka qenë e kotë.
“Në të vërtetë nuk e dimë se çfarë ndodhi dhe po presim policinë që të mbarojë hetimin. Vajza britanike që vdiq ishte së bashku me të dashurin. Të dy kishin certifikata PADI për zhytjeje në ujëra të hapura kështu që ishin të kualifikuar për t’u zhytur me ne.
Ajo qëndroi në ujë për 10 minuta dhe më pas hasi vështirësi. Më parë ka pasur një problem me rregulluesin e oksigjenit, por u ndërrua dhe po punonte shumë mirë. Gjëja e radhës që dimë është që Saimiri e pikasi që ajo kishte probleme dhe u zhyt për ta shpëtuar. Ai bëri gjithçka që mundej për ta çuar në sipërfaqe. Ishte një eksperiencë traumatike dhe i dashuri i saj ishte shumë i trishtuar nga kjo ngjarje. Thjesht nuk e dimë çfarë ndodhi”, tha Gerta Brozi e cila ishte me grupin e zhytësve.
Brozi ka thënë për median britanike se vendi i zhytjes nuk ishte shumë i vështirë dhe se për rastin po pritet autopsia.
Të tjera
-
Njësitet e specializuara të KFOR-it marrin medalje për shërbim të shkëlqyer
Misioni Paqëruajtës i NATO-s ka shprehur mirënjohje për punën e tyre në Kosov...
-
Haradinaj për Asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes sime do ta çojë në Kushtetuese
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se që në javën...
-
Shala: Kjo qeveri ka thelluar edhe degradimin mjedisor
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka thënë se ...
-
Biden: Rizgjidhja e presidentes proevropiane në Moldavi, dëshmi e “dështimit” të Rusisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka uruar të hënën presidente...
-
Nagavci: Arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës është prioritet i ynë qeverisës
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se arsimi cilësor dhe gjithëpër...
-
Visar Azemi: Në tri vitet e fundit çmimi i rrymës është rritur 25.8%, partia në pushtet prezanton shifra të pavërteta
Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka th...
-
Dëshmia e Shukri Bujës mbetet të vazhdojë për nesër
Ka përfunduar për sot dëshmia e ish-komadantit të UÇK-së, Shukri Buja në Gjyk...
-
Osmani në takimin me Battel diskutoi për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ministrin e Jashtëm të...
-
BE insiston në Asociacionin e 2013-ës, Qeveria i përgjigjet se ai dokument s’ka nënshkrim
Bashkimi Europian po insiston se themelimi i Asociacionit të Komunave me shum...
-
Aksident i rëndë trafiku në autostradë, policia dhe ambulanca në vend të ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur orët e pasdites e sotme në autostradë, në hyr...
-
Kosova nënshkruan memorandum me Luksemburgun për mbështetje të sektorit privat
Mes Kosovës dhe Luksemburgut është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, pë...
-
Mustafa: Konventa e PDK-së ka shkaktuar panik tek VV-ja, do t’i rrisim pagat 50%, pensionin minimal do ta bëjmë 200 euro
Zyrtari i PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për pu...