Lajme

Vdekja e tre foshnjëve në Shkup, komisioni del me deklaratë zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 31 August 2017

Komisioni i formuar nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me vdekjen e tre foshnjëve (trinjak) gjatë javës së kaluar, ka dalë me informacione rreth të gjithë procesit.

”Komisioni ka konstatuar se bëhet fjalë për shtatëzani e rrezikut të lartë dhe lindje me pjelluri të disafishtë, e ndjekur pastaj me trajtim me insulinë përshkak diabetit, shtypje të lartë të gjakut tek lehona, gjë që ka çuar deri në lindje të parakohshme të fëmijëve (lindje e parakohshme-në javën e 28-të) dhe peshë të vogël të fryteve pas lindjes, nën 1000 gram. Të gjithë këto rreziqe e kanë vështirësuar lindjen e foshnjeve të posalindura dhe e kanë rritur nivelin e morbiditetit tek të njejtët.” thuhet në mes tjerash në këtë komunikatë zyrtare të këtij komisioni.

”Komisioni, pas bisedës me personelin dhe shikimin e dokumentacionit, vërteton se është punuar sipas rregullave dhe protokolit mjekësor , për shtatëzanitë e rrezikshme.” thuhet mes tjerash.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera