Vdekja e tmerrshme e 30 vjeçarit në Prizren, mohohet vetëvrasja dëshmitarët japin një version tjetër
Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 13 August 2019
Në orët e hershme të mëngjesit së ditës së hënë, në rrjete sociale është shpërndarë videoja e një nate më parë në Prizren, ku një person pa jetë shihet i shtrirë. Në media është raportuar se i ndjeri kishte bërë vetëvrasje, por në fakt sipas dëshmitarëve, ai nuk kishte bërë vetëvrasje por kishte rënë nga ballkoni fqinjit së tij. Policia thotë se asnjëherë nuk ka thënë se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Por se si ndodhi ngjarja, e kanë treguar dëshmitarët për Express në kushte anonimiteti.
I ndjeri, Sh.K., rreth 30-vjeçar, sipas dëshmitarëve, e kishte harruar çelësin e banesës së tij dhe për këtë e kishte të pamundur që të hynte brenda në banesë, në rrugën “Joni” të Prizrenit.
Sh.K. kishte kërkuar ndihmë nga fqinji i tij një kat më lart, që ta shfrytëzonte banesën e tij në mënyrë që nga ballkoni i komshiut, të kalonte në ballkonin e tij një kat më poshtë. Fqinji kishte pranuar, ndërsa për të shtuar masat e sigurisë, ai e kishte lidhur një litar në belin e tij në mënyrë që të mos binte.
Por fatkeqësia ndodhi kur litari i tij u këput dhe tashmë i ndjeri ra nga kati i pestë.
E për këtë, në kushte anonimiteti kanë folur edhe dëshmitarët.
“Ka qenë një krismë e madhe, por ishte errësirë dhe nuk kemi parë asgjë. Nga krisma menduam se ishte ndonjë aksident i rëndë. Më vonë janë dëgjuar shumë zëra që kërkonin të thirrej ndihma e parë dhe e kuptuam që kishte rënë nga ballkoni” tha dëshmitari.
Ndërsa, në momentin që i ndjeri kishte rënë, “ai e kishte litarin ende të lidhur në bel, ka mundur të këputet apo të zgjidhjet”.
“Më vonë erdhi policia dhe përmes dritave të policisë e kemi parë më qartë trupin e më pas autoritetet i larguan qytetarët në mënyrë që të bëhen hetimet e duhura.” tha dëshmitari për Express, duke shtuar se “trupi është larguar rreth orës 00:00, ndërsa deri në orën 01:00 kanë qëndruar duke e pastruar vendin nga gjaku”.
“I është lutur fqinjit që ta shfrytëzojë banesën, e tani edhe atë e ka vendosur në një pozitë shumë të keqe sepse ia shfrytëzoi ballkonin e tyre për ta bërë një zgjidhje” tha dëshmitari.
Se kështu ka ndodhur rasti, dyshon edhe policia. Vesel Gashi nga Policia e Prizrenit, tha se i ndjeri Sh.K. ka rënë nga ballkoni e nuk ka pasur për qëllim të bëjë vetëvrasje.
“Ne nuk e kemi thënë që është vetëvrasje. Jemi në fazën fillestare të hetimeve. Po i presim hetuesit që ta zbardhin rastin” tha Gashi i cili shtoi se rasti “është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë”, duke e konfirmuar se dëshmitarët i kanë thënë fjalë të ngjashme edhe policisë për të gjithë ngjarjen.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...