Lajme

Vdekja e të burgosurit që ishte i dënuar për krime lufte, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 13 November 2021

Një person i cili ka qenë i burgosur për krime lufte ka ndërruar jetë ditën e premte në QKUK, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Policisë viktima kishte qenë i burgosur në burgun e Sigurisë së lartë në Gërdovc dhe ishte duke u trajtuar në repartin e Pulmologjisë.

“Nga QKUK është njoftuar se një mashkull ka ndërruar jetë, i njëjti ishte i burgosur në Burgun e Sigurisë së lartë në Gërdovc dhe ishte duke u trajtuar në Repartin e Pulmologjisë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera