Lajme

Vdekja e serbes së akuzuar për vrasjen e Ivanoviqit, lajm i rremë

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 04 December 2019

Lajmi për vdekjen e Silvana Arsoviq, ish-administratores në zyrën e politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviq, konsiderohet se nuk është i vërtetë.

Ky lajm i cili ka qarkulluar në media është demantuar nga kryetarja e Iniciativës Qytetare ‘SDP’ Ksenija Bozhoviq.

Bozhoviq i ka thënë Kosovapress-it se Silviana është gjallë, dhe se ndodhet në spital për shkak të disa problemeve, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Silvana është gjallë. Ajo ndodhet në spital për shkak të disa problemeve me tensionin’, ka thënë për KosovaPress Bozhoviq.

Ajo ka paralajmëruar padi për ata të cilët kanë publikuar lajmin për vdekjen e Arsoviqit.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë para dy ditësh ndaj Silvana Arsoviq, nën dyshimin për veprën penale ‘ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera