Lajme

Vdekja e nënës së vëllezërve Demaku, Lushtaku ngushëllon familjen

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 21 November 2020

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike (PDK), Sami Lushtaku i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e Qamë Demakut.

Lushtaku tha se zonja Qamë ka rritur djem trima e luftëtarë të dalluar të UÇK-së.

“Paska ndërruar jetë nënë heroinë e UÇK-së, Qamë Demaku nga Abria, nëna e vëllezërve Demaku. Ajo i dha Kosovës dëshmorin Xhevat Demaku, vajzën heroinë dhe djemtë tjerë të gjithë luftëtarë të dalluar të UÇK-së. Ajo lindi e rriti me mund e sakrificë djemtë trima, të cilët u bënë luftëtarë të zotë të atdheut. Nëna Qamë gjithmonë na priti me zemrën e më sofrën plotë, duke na bekuar me uratat më të mira. Ngushëllime më të sinqerta për familjen Demaku. Nëna Qamë pushoftë në amshim! SL”, ka shkruar Lushtaku në një postim në Facebook.

-Advertisement-

Qamë Demaku është nëna e heroit Xhevat Demaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera