Lajme

Vdekja e mbretëreshës, çfarë pritet të ndodhë sot në Angli?

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 09 September 2022

Të enjten ndërroi jetë mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo ka vdekur në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.

Por çfarë pritet të ndodh sot në Mbretërinë e Bashkuar, një ditë pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II?

-Advertisement-

Sot mbreti Charles III do të udhëtojë nga Balmoral në Londër me gruan e tij.

Mbreti i ri pritet të mbajë një fjalim para një audience së bashku me kryeministren Liz Truss në Pallatin Buckingham

Parlamenti do të mblidhet në mesditë në mënyrë që deputetët të bëjnë nderime për mbretëreshën e vdekur.

Gjithashtu në mesditë do të bien kambanat në nderim të mbretëreshës në Westminster Abbey, Katedralen e Shën Palit dhe Kështjellën Windsor.

Në orën 13:00, të shtënat me armë do të dëgjohen në Hyde Park dhe gjetkë.

Kryeministri dhe ministra të tjerë të lartë do të marrin pjesë në një shërbim përkujtimor në Katedralen e Shën Palit.

Qeveria pritet të caktojë ditët për të mbajtur zi.

Mbreti do ta mbajë fjalimin e tij të parë televiziv drejtuar kombit si kreu i shtetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera