Lajme

Vdekja e ish- truprojës së Presidentit Thaçi, Çitaku: Luftëtar, legjendë, pusho në qetësi

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 19 March 2024

Vlora Çitaku, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar për vdekjen e Xhavit Ferizit (Raketës).

Ajo e ka kujtuar ish-ushtarin e UCK-së dhe ish-truprojën e ish-presidentit Hashim Thaci luftëtar e legjendë.

“Raketë, s’po mundem me besu që nuk je më. Në fakt, kam besu që njerëzit si ti nuk na lënë kurrë.   Epik. I madh. I pashëm. I guximshëm. I drejtë. Luftëtar.  Legjendë. Pusho në qetësi. Kam me të kujtu përjetë”, ka shkruar Citaku.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera