Lajme

Vdekja e Fadil Syleviqit, reagon mbesa e Hafir Shalës

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 16 January 2021

Policia e Kosovës dje ka konfirmuar se është gjetur i vdekur ish-pjesëtari i Policisë, Fadil Syleviqi.

Pas vdekjes së Syleviqit ka reaguar mbesa e ish-mjekut të UÇK’së, Sebahate Shala.

Ndaj të ndjerit kishin rënduar akuza publike si bashkëpunëtor i regjimit serb nga famililja e gazetarës Shala e cila tashmë jeton në SHBA.

-Advertisement-

Kjo familje akuzonte aso kohe Syleviqin për zhdukjen e doktorit të UÇK-së, Hafir Shala.

Sebahate Shala në llogarinë e saj në Facebook ka treguar se i ndjeri Syleviq në vitin 1998 kishte arrestuar Hafir Shalën dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, dhe e kishte dorëzuar në ndërtesën e SUP-it në Prishtinë.

“Dihet publikisht qe Suleviq e kishte arrestuar axhen ne prill te vitit 1998, duke e ndare ate nga dy bashkeudhtaret dhe deshmitaret, Hetem Sinani dhe Shaban Neziri, dhe e kishte dorezuar ne ish ndertesen e SUP-it ne Prishtine. Hetemi dhe Shabani ishin liruar pas 6 oresh, axha jo. Ata kane deshmuar se i kishin degjuar britmat e Bacit Fil si pasoje e tortures se ushtruar ndaj tij. Qe nga atehere, asgje nuk dihet per fatin e tij”, ka shkruar mes tjerash Shala.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera