Lajme

Vdekja e 49-vjeçarit pas rrahjes në Shtërpcë, Policia jep detaje shtesë

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 13 December 2023

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e 49-vjeçarit i cili ka ndërruar jetë disa ditë pasi ishte rrahur në Shtërpcë nga bashkëkombësi serb, i moshës 20 vjeçare.

Në njoftimin për media të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se më 10.12.2023 rreth orës 19:40 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informatë nga Shtëpia e Shëndetit në Shtërpcë, se një person J.K (M/K), serb i moshës 49 vjeçar nga familjarët e tij është sjellë me lëndime trupore, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë është dërguar në spitalin e Graçanicës.

Policët e rendit e më pas edhe policët hetues i kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit.

-Advertisement-

“Nga hetimet e para, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, dyshohet se më datën 08.12.2023 rreth 02:00 të mëngjesit në Shtërpcë, në rrugën që çon për në fshatin Biti e Epërme, pas një përleshje fizike, personi J.K pëson lëndime trupore nga personi N.K (M/K), serb i moshës 20 vjeçar”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në lidhje me këtë në konsultim me prokurorin kujdestar, fillimisht iniciohet rasti “Lëndim i lehtë trupor”.

Ndërkaq, sipas Policisë më datë 12.12.2023 në ora 14:00 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar informatën tjetër se, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, i lënduari J.K nga spitali i Graçanicës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është transportuar në spitalin e qytetit të Nishit në Serbi, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është arrestuar i dyshuari N.K dhe është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për veprime tjera hetimore.

Rreth orës 19:30 të datës 12.12.2023, Policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar informatën tjetër se viktima J.K ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit të Nishit në Serbi.

Në rast janë kyçur edhe hetuesit rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve dhe të gjitha veprimet e mëtejme hetimore po ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ndërsa rasti është ri-kualifikuar “Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera