Lajme

Vdekja e 32-vjeçarit të kapur nga polica, reagon Berisha: Krim i shëmtuar! Banditë me uniformë i marrin jetën të riut

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 20 October 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook reagoi për vdekjen e një 32-vjeçari, i cili shfaqi probleme shëndetësore gjatë shoqërimit nga polica për në komisariat.

“Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32-vjeçar, Leart Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjenja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë”, shkruan Berisha në rrjetin social.

“Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi”, shtoi kreu i PD-së. /Telegrafi

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera