Lajme

Vdekja e 3 kosovarëve në Gjermani, reagon Agim Aliu

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 17 October 2020

Me pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarëve tanë që jetojnë në mërgim, dje në një aksident në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, ku po ktheheshin nga pushimet në vendlindje për në Zvicër.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast ka shprehur ngushëllime familjes Krasniqi nga fshati Rahovicë e Ferizajt, miqve e të njohurve të të ndjerëve.

 

-Advertisement-

 

“Mbrëmë morëm lajmin e kobshëm për vd ekjen tra gjike të bashkëatdhetarëve tanë të familjes Krasniqi nga Rahovica e Ferizajt. Ata po bënin rrugën e kthimit nga vendlindja ku tra gjedia i mori jetën në moshë të re, prindit e familjarëve të kësaj familje. Në emër të qytetarëve të Ferizajt, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, miqve e të njohurve të të ndjerëve” përfundon telegrami i ngushëllimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera