Lajme

Vdẹkja e 18 vjeçares, policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 25 August 2024

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur mbrëmë më rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e vdekur një 18-vjeçare.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, dhe të dyshuarës (shoferes) i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

Më tutje në njoftimin e policisë, thuhet se lëndime ka pësuar edhe shoferja, e cila e ka goditur këmbësoren.

-Advertisement-

“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe me lëndime trupore, ku janë përfshirë një veturë me targa vendore me drejtues femër kosovare dhe një këmbësore femër kosovare. Si pasojë e lëndime të marra nga aksidenti, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”.

“Ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e automjetit e cila është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarës- drejtueses së automjetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera