Lajme

Vde*in dy 25-vjeçarë nga aksidenti i mbrëmshëm në Leposaviq, një tjetër në gjendje të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 10 April 2024

Dy 25 vjeçarë kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në Leposaviq.

Të dy drejtonin automjetet që u përplasën dhe në gjendje të rëndë ndodhet edhe një person tjetër.

Pesë minuta pas mesnate, ky aksident ka ndodhur, kur një automjet Audi 6 me targa të Beogradit ka kaluar në shiritin e kundërt të trafikut dhe është përplasur drejtpërdrejt me një automjet Peugeot, i cili po lëvizte në korsinë e tij, ka sqaruar për KoSS, Munish Avdija, shef i njësitit të komunikacionit në rajonin e PK-së Veri.

-Advertisement-

Drejtuesit e të dy makinave kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Bëhet fjalë për personat me iniciale M.B. (1999) dhe Gj.M. (1999), kurse trupat e tyre janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lëndime të rënda ka pësuar edhe një burrë tjetër, i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit të njërës prej makinave.

Bëhet fjalë për M.L. edhe ai mbrëmë është transferuar me urgjencë në spitalin e Mitrovicës dhe siç thotë sot policia ishte në gjendje të rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera