Lajme

Vazhon sot gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 12 October 2021

Sot në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa

Gjykimi ndaj Mustafës pritet të nisë nga ora 09:30.

Në seancën e fundit më 5 tetor ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i tretë i mbrojtur.

-Advertisement-

Aktakuza ndaj Salih Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash – Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera