Fokus

Vazhdon zhvillimi i Trepçës së menaxhuar nga Serbët – hapin tender gjysmë milionësh

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 10 February 2020

Gjiganti metalurgjik Trepça, njihet ndër të më mëdhenjtë të llojit edhe në Evropë.

Por, funksionimi i dobët i saj ka bërë që jo të ketë fitim, por vitin 2018 e ka mbyllur me 5.5 milionë humbje, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, një pjesë e Trepçës po menaxhohet nga serbët.

Ajo është pjesa veriore e minierës që gjendet në komunat veriore të Kosovës.

E kjo pjesë e menaxhuar nga serbët, si duket po vazhdon punën pa asnjë problem, sa që po shohin edhe mënyra për t’u zhvilluar tutje.

Kësisoj, kanë hapur një tender afër gjysmë milionësh.

Titulli i kontratës për të cilën ka hapur njoftim është “Prokurimi i reagensave për nevojat e flotacion në Leposaviq”.

Afati i fundit për të aplikuar për këtë tender është 25 marsi në vendin që e quajnë “Trepça Zveçan”, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa vlera e parashikuar për këtë tender është 48 mijë euro./Gazeta inFokus/

 

Të tjera