Vazhdon vaksinimi në Prishtinë, qytetarët ankohen për hapësirën e ngushtë që ka qendra
Autori: Gazeta inFokus
15:27 | 23 Janar 2022
Vaksinimi po vazhdon edhe këtë javë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kalabri në Prishtinë, ku shihet se qytetarët po vaksinohen me dozën e tretë. Ata thonë se zgjidhja e vetme që kanë është vaksinimi për çka edhe kërkojnë nga qytetarët e tjerë që të vaksinohen.
Megjithatë, disa nga ata po ankohen edhe për hapësirën e ngushtë që ka kjo qendër.
Qytetari Jakup Dushullovci tregon se është vaksinuar me dozën e tretë dhe vaksinimi duhet bërë për të mbrojtur njëri-tjetrin.
“Dozën e tretë e mora sot edhe kurrfarë problem nuk pata…Vaksinat duhet me i marrë secili njeri për me ruajt njëri tjetrin, që mos me pas problem. Virusi i bie gjithkujt, por më lehtë kalon”, ka thënë ai.
Adem Govori tha se gjatë periudhës që ka qenë me COVID-19, ka pas probleme të mëdha e që arsyeja e kësaj siç thotë ai ka qenë mos-vaksinimi.
“Dozën e tretë e mora, presim tjerat nëse na i caktojnë dhe kështu e ndjej veten më mirë. Edhe të parën kur e kam marrë, edhe të dytën. Unë e kam kalu Covidin, por prapë dua me u sigurua se më lehtë, edhe me na ra e kalojmë me lehtë shumë. Ata e kanë për veti veç kur vinë si në gjendjen time që kam qenë pa vaksinu, e kam përjetua mezi kam shpëtuar. Tregoj se 20 ditë kam heq prej Covidit se nuk kam pas vaksinë, ndoshta edhe më lehtë e kisha kaluar. Kam pas shpesh me ardhur me marrë infuzione, gjilpëra për kundër trashjes të gjakut. Tash sa janë këto propaganda e këtyre po e frikësojnë edhe popullin, unë që sot e mora të tretën nuk kam pas kurrfarë pengese”, tha ai.
Ndërsa, Nazmi Gashi tregon se është imunizuar me dozën e tretë të vaksinës por që ankohet për sipërfaqen e kësaj qendre.
“Jam vaksinuar për më tepër se gjashtë muaj, tani erdha edhe vaksinën e tretë me marrë. Tani erdha këtu, për herë të parë i kam marrë të qendra sportive ‘1 tetori’, kështu që këtu kushtet më të këqija po shihen se më ngushtë, sipërfaqja më e vogël, kurse atje ka pasur një hapësirë shumë më të mirë. Apeli është që të gjithë të vaksinohen nuk ka tjetër zgjidhje, e vetmja është që të vaksinohemi. Unë po e shoh edhe në bazë të informatave. Të gjithë ata që nuk janë vaksinuar kanë telashe, probleme edhe janë të shtrirë në spital”, ka thënë ai për KosovaPress.
Kurse, Melihate Rrmoku tha se kishte problem me vaksinën e dytë, derisa shpreson se më këtë të mos ketë probleme.
“Me dozën e tretë jam vaksinuar, të dytën kam pas 2-3 netë problem, lutem të mos kem me këtë. Unë po mundohem me i bind shumë që të vaksinohen se në rregull është me u vaksinuar, gjithmonë i kemi marrë vaksinat”, ka thënë ajo.
Për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, Qeveria e Kosovës të premten ka vendosur për masat e reja, ku gastronomia lejohet të punojë deri në orën 21:00, kurse ora policore fillon nga ora 22:00.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...






























