Lajme

Vazhdon vaksinimi i qeveritarëve

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 12 July 2021

Procesi i vaksinimit të kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia është duke vazhduar.

Derisa javën e kaluar u vaksinua Vitia, këtë të hënë vaksinën e ka marrë zëvendësministrja Dafina Gexha-Bunjaku, shkrua Gazeta Infokus.

Një gjë e tillë e ka bërë të ditur nga MSH-ja përmes një njoftimi për media.

“Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha-Bunjaku u vaksinua sot kundër COVID-19.Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për t’ju kthyer jetës normale. Të gjitha vaksinat që administrohen tek ne janë të sigurta, efektive e mbrojnë kundër shfaqjes së simptomave të rënda të sëmundjes të shkaktuar nga COVID-19”, thuhet në njoftim.

Nga MSH kërkojnë nga të gjithë qytetarët që të mos hezitojnë të marrin vaksinën.

“Varianti “Delta” i COVID-19 mund të dominoj në Evropë, prandaj është shumë e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të vaksinohen gjatë kësaj periudhe të qëndrueshme të situatës epidemiologjike që e kemi arritur së bashku.Vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, të afërmit tonë dhe të evitojmë një valë tjetër në vjeshtë”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Gazeta Infokus/

Të tjera