Lajme

Vazhdon vaksinimi antiCOVID, edhe sot ekipe mobile në shtatë qytete të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 29 October 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe sot në shtatë qytete do të ketë ekipe mobile të vaksinimit anti-COVID, duke filluar nga ora 10:00 deri në 17:30.

Vaksinimi anti-COVID me ekipe mobile do të bëhet në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan.

“Edhe një mundësi më shumë: Ekipet mobile të vaksinimit do të jenë sot në shtatë sheshe të qyteteve të Kosovës për të ju ofruar qytetarëve vaksinimin kundër COVID-19.

-Advertisement-

Ndërkohë, të gjitha qendrat e vaksinimit, gjithashtu, vazhdojnë të ofrojnë shpejt, lehtë dhe sigurt vaksinimin për çdo qytetar, sikurse deri më tani.

Vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët!”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera