Vazhdon trendi i vdekjeve në Kosovë: Afro 30 jetë të humbura përbrenda një jave
Autori: Gazeta inFokus
23:50 | 20 February 2021
27 persona kanë vdekur nga koronavirusi që nga e hëna deri të shtunën në Kosovë.
Vetëm përgjatë së premtes, në vend është shënuar numër rekord i jetëve të humbura nga virusi korona. Sipas komunikatës së IKSHPK’së, në Kosovë ditën e premte kanë vdekur dhjetë persona. Mosha më e ulët ishte 46-vjeç.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në komunikatën e IKSHPK’së.
Ndërkaq, përgjatë 24-orëshit të fundit janë shënuar tri vdekje, ka bërë të ditur IKSHPK’ja.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç)”, thuhet në raportin e së shtunës.
Numri aktiv i rasteve në vend, sipas Institutit Kombëtar për Shëndetësi, është 6.470.
Që prej fillimit të pandemisë, e deri më tani, 1.571 persona kanë vdekur nën dyshimin se shkaktar kryesor që çoi deri tek fataliteti ishte koronavirusi.
Të tjera
-
Anulohen në tërësi votat për partitë boshnjake në shtatë komuna
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar pjesërisht ankes...
-
Paralajmërimi i profesorit: Ka kaluar koha e Thaçit e Veselit, tani është koha e Kurtit dhe Osmanit
Dy vitet që po lëmë pas ishin shumë të mbushur me ngjarje politike e ndryshim...
-
9 gratë që kanë ndryshuar botën me gjetjet e tyre në shkencë
Në historinë e njerëzimit ka pasur gra të shkëlqyera që kanë luajtur rol them...
-
Milaim Zeka: Kurdisja e manipulimet me vota bëhen nga kryetarët e partive
Ish-deputeti Milaim Zeka është përfshirë në debatin e fundit lidhur me dyshim...
-
Marsh protestues kundër patriarkatit, marrin pjesë Kurti dhe Osmani
Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” këtë vit në Kosovë po shënoh...
-
Përfundon protesta, punëtorët e lotarisë i japin ultimatum qeverisë për pagat
Tashmë ka përfunduar protesta e punëtorët e Lotarisë së Kosovës të cilët prot...
-
Fëmija bie nga rimorkio e motokultivatorit, merr lëndime të rënda
Një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që ka rënë nga rimorkio e ...
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Ferizaj
Një burrë nga komuna e Ferizajt ka raportuar në polici se derisa po punonte k...
-
Kandidatët e LVV-së që pritet të bëhen deputetë si zëvendësim i atyre që do të marrin poste qeveritare
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Vjosa do të përfaqësohen me 58 deputetë në leg...
-
Arrestohet gjilanasi për kontrabandë me kafshë
Policia e Kosovës ka ndalur një kamion që kishte të ngarkuara kafshë për të c...
-
Gruaja e Nasim Haradinajt diagnositifikohet me kancer, ankohet se mjekja kosovare nuk ia zbuloi sëmundjen me kohë
Gjejlone Haradinaj, gruaja e Nasim Haradinaj, është diagnostifikuar me kancer...
-
Bie nga ski-lifti, lëndohet një femër në Brezovicë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 15:30 është raportuar se nj...