Vazhdon trafikimi me qenie njerëzore në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
15:40 | 05 September 2017
Dukuria e trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë vazhdon të mbetët tejet shqetësuese pavarësisht se policia e Kosovës thotë se ka një rënie të lehtë të rasteve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Gjatë 8 mujorit të parë të vitit 2017 është vërejtur rritje e numrit të fushatave sensibilizuese dhe punës së policisë , por Kosova ka edhe shumë për të bërë sa i përket luftimit të këtij fenomeni.
Sipas policisë së Kosovës, vetëm gjatë vitit 2017 janë ngritur 15 kallëzime penale për trafikim me qenie njerëzore, shkruan Infokusi.com
“Në tetë mujorin e vitit 2017, DHTQNJ gjatë punës operative-hetimore ka ngritur kallëzim penal në prokurorit përkatëse për 15 raste të trafikimit me qenie njerëzore”
Në këto raste janë arrestuar 28 persona ndërsa identifikuar 19 viktima, thuhet në prononcimin e policisë së Kosovës për portalin Infokusi
“Numri i personave të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore është 28 ndërsa numri i viktimave zyrtarisht të identifikuara është 19 viktima.”.
Shqetësuese vazhdon të jetë mosha e re e viktimave në mesin e të cilëve edhe fëmijë ndërsa në mesin e tyre ka edhe shqiptarë të Shqipërisë, shkruan Infokusi.com
“Më të prekurit janë personat e moshës së re, duke përfshire edhe raste kur viktima janë edhe fëmijë ndërsa si viktimat por edhe të dyshuarit janë kryesisht shqiptar të Kosovës duke mos përjashtuar edhe një numër të vogël të komuniteteve tjera si dhe vendeve tjera të rajonit në këtë rast Shqipërisë.
Forma më e shpeshtë e theksuara e shfrytëzimit të viktimave të trafikimit është ajo e shfrytëzimit seksual e në disa raste edhe kërkim lëmosha dhe puna e detyruar .
Pas identifikimit viktimat trajtohen deri në ri-integrim
“Të gjitha viktimat trajtohen në bazë të një procedure nacionale, ku janë të parapara të gjitha veprimet nga identifikimi deri në ri-integrim afatgjatë, e që fokus kryesor kanë sigurinë dhe mirëqenie e viktimës”
Disa nga format që mund të përdorni për kontakt me policinë e Kosovës në rast të dyshimi për trafikimi me njerëz janë thirrja në linjën ndihmëse që është pa pagesë 0800 11 112, numrin e policisë që po ashtu është pa pagesë 192, pastaj lajmërimi në stacionet më të afëra policore si dhe duke dërguar edhe informata në e-mailin zyrtarë [email protected] . në cilën do formë të lajmërimit Policia e Kosovës siguron qytetarët në ruajtjen e konfidencialitetit./INFOKUSI

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...

































