Lajme

Vazhdon trafikimi me qenie njerëzore në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 05 September 2017

Dukuria e trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë vazhdon të mbetët tejet shqetësuese pavarësisht se policia e Kosovës thotë se ka një rënie të lehtë të rasteve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Gjatë 8 mujorit të parë të vitit 2017 është vërejtur rritje e numrit të fushatave  sensibilizuese dhe punës së policisë , por  Kosova ka edhe  shumë për të bërë sa i përket luftimit të këtij fenomeni.

Sipas policisë së Kosovës, vetëm gjatë vitit 2017 janë ngritur 15 kallëzime penale për trafikim me qenie njerëzore, shkruan Infokusi.com

-Advertisement-

“Në tetë  mujorin e vitit 2017, DHTQNJ gjatë punës operative-hetimore ka ngritur kallëzim penal në prokurorit përkatëse për 15 raste të trafikimit me qenie njerëzore”

Në këto raste janë arrestuar 28 persona ndërsa identifikuar 19 viktima, thuhet në prononcimin e policisë së Kosovës për portalin Infokusi

“Numri i personave të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore është 28 ndërsa numri i viktimave zyrtarisht të identifikuara është 19 viktima.”.

Shqetësuese vazhdon të jetë mosha e re e viktimave në mesin e të cilëve edhe fëmijë ndërsa në mesin e tyre ka edhe shqiptarë të Shqipërisë, shkruan Infokusi.com

“Më të prekurit janë personat e moshës së re, duke përfshire edhe raste kur viktima janë edhe fëmijë ndërsa si viktimat por edhe të dyshuarit janë kryesisht shqiptar të Kosovës duke mos përjashtuar edhe një numër të vogël të komuniteteve tjera si dhe vendeve tjera të rajonit në këtë rast Shqipërisë.

Forma më e shpeshtë e theksuara e shfrytëzimit të viktimave të trafikimit është ajo e shfrytëzimit seksual e në disa raste edhe kërkim lëmosha dhe puna e detyruar .

Pas identifikimit viktimat trajtohen deri në ri-integrim

“Të gjitha viktimat trajtohen në bazë të një procedure nacionale, ku janë të parapara të gjitha veprimet nga identifikimi deri në ri-integrim afatgjatë, e që fokus kryesor kanë sigurinë dhe mirëqenie e viktimës”

Disa nga format që mund të përdorni për kontakt me policinë e Kosovës në rast të dyshimi për trafikimi me njerëz janë thirrja në linjën ndihmëse që është pa pagesë 0800 11 112,  numrin e policisë që po ashtu është pa pagesë 192, pastaj lajmërimi në stacionet më të afëra policore si dhe duke dërguar edhe informata në e-mailin zyrtarë [email protected] .  në cilën do formë të lajmërimit Policia e Kosovës siguron qytetarët në ruajtjen e konfidencialitetit./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera