Lajme

Vazhdon tradita e punësimeve familjare, rehatohet edhe vajza e deputetes Teuta Haxhiu

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 30 September 2020

Atlantida Haxhiu, vajza e deputetes, Teuta Haxhiu është përzgjedhur infermiere në nivelin parësor, në konkursin e fundit të Ministrisë Shëndetësisë, të udhëhequr nga Armend Zemaj.

Niveli parësor përfshinë Qendra kryesore të Mjekësisë familjare.

Haxhiu do të veshë mantelin e bardhë për të ushtruar profesionin e infermieres, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Kështu shihet në rezultatet e publikuara të mërkurën në web faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ajo figuron e fundit në listën e të pranuarave të cilët kanë të përfunduar shkollën e mesme në degët e mjekësisë.
Haxhiu do të marrë kështu rrogë prej 422 euro nga buxheti i Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë në konkursin e shpallur pati njoftuar se afati i kontratës është 3 muaj me mundësi vazhdimi. Atlantida Haxhiu kishe punuar edhe si vullnetar në QKUK, nga koha kur në Kosovë ishte shfaqur koronavirusi.

Kujtojë që konkursi për t’i profesionistë shëndetësor është shpallur në qershor 2020. Kjo Ministri kishte kërkuar mbi 200 profesionistë shëndetësor të lëmive të ndryshme./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera