Lajme

Vazhdon thatësia, ky është moti për dy ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 13 January 2020

Kosova po përballet me mungesë të reshjeve atmosferike që një kohë dhe kjo ka ndikuar në ulje të niveleve të liqeneve, që si burime furnizojnë vendin me ujë të pijshëm.

Parashikohet që edhe ditët e ardhshme të vazhdojë thatësia, sipas Prishtina Weather.

Zonat anticiklonike mbi rajon do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe me diell ditëve të ardhshme, derisa rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu sjellin mot më të butë dhe temperatura mbi vlera mesatare.

-Advertisement-

Për shkak të inverzionit termik që do të jetë i pranishëm në vise të ulëta, në këto pjesë do ketë mjegull, që mund të mbetet edhe përgjatë ditës, ku do të mbretërojë mot më i ftohtë me temperatura 3C deri në 5C më të ulëta nga vlerat maksimale të parashikuara.

Nën kushtet stabile meteorologjike, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave të pashëndetshme.

14.01.2020 – Në mëngjes ngrica, në vise të ulëta mjegull/vranësira të ulëta, që lokalisht mund të mbeten edhe përgjatë ditës. Në pjesët tjera të vendit kthjellët dhe me diell. Kryesisht qetë, me erë të lehtë nga juglindja dhe jugperëndimi 1-4m/s. Indeksi UV: 2.

15.01.2020 – Kthjellët dhe me diell, e në vise të ulëta mjegull ose vranësira të ulëta edhe gjatë ditës. Në mëngjes ngrica. Kryesisht qetë me erë të lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Indeksi UV: 1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera