Lajme

Vazhdon testimi qarkores njëkahëshe në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 24 April 2022

Këtë të diele të 24 prillit, komuna e Prishtinës do ta testoj shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Sipas njoftimit për media, ky testim i cili ka nisur të shtunën do të përfundojë këtë të diele.

“Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha koristë dhe krahët e rrugëve”, ka njoftuar komuna.

-Advertisement-

Por, të shtunën janë krijuar kolona të gjata të veturave në hyrje-dalje të kryeqytetit.

Këtë vendim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, e ka kritikuar ish-kandidati për të parin e kryeqytetit nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, tani deputet i kësaj partie.

“Të tilla testime, kur nuk janë të mirëmenduara e planifikuara rrezikojnë legjitimitetin e veprimeve të ardhshme për Mobilitetin Urban. Edhe pse qëllimi i deklaruar, del të jetë ambiental, tollovia e shkaktuar nuk i shërben kësaj”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Aq më tepër, kur rritja e qëndrimit në rrugë (kolona) rrit ndjeshëm ndotjen, e dihet se një ditë e zakonshme gjatë vikendit, bllokada dhe frekuenca është ndjeshëm më e ulët”.

Ai ka kërkuar nga që veprim të anulohet menjëherë nga Rama, “në mënyrë që t’u hapet rrugë veprimeve të planifikuara mire”./Albanianpost.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera