Lajme

Vazhdon sot seanca për shkarkimin e Zvërlevskit

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 14 August 2017

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, do të mbajë vazhdimin e dhjetë të seancës së gjashtë në të cilën do të debatojë për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevskin.

Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria. Kërkesa e Qeverisë, për deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, është e pabazë dhe jo e argumentuar.

Ata i referohen nenit 8 nga Kodi zgjedhor, me të cilin, siç thonë, është theksuar se të gjitha procedurat për emërim dhe shkarkim të funksionarëve nuk guxojnë të ndodhin kur janë shpallur zgjedhjet.

-Advertisement-

Deputetët e shumicës në Kuvend, paralajmëruan se do të heqin dorë nga fjalimet e tyre me qëllim që sa më shpjet të shkarkohet Zvërlevski dhe të zgjidhet prokuror i ri publik shtetëror që të fillojnë reformat në legjislativ.

Në rend dite të seancës së gjashtë kuvendore ka edhe 30 pika midis të cilave edhe Raporti vjetor i Avokatit të popullit për respektimin, përparimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, informacione për gjendjen me deponinë e paligjshme në Strugë, raportin vjetor për punën e Komisionin rregullator për energjetikë të RM-së, planin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2017, propozim-vendimin për miratimin e Planit financiar të radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2017, propozim-vendimi për dhënie të pëlqimit të propozimit të programin vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2017.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera