Lajme

Vazhdon sot gjykimi ndaj Mustafës

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 24 September 2021

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë gjykimi kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i akuzuar për krime lufte.

Të enjten ka përfunduar intervistimi i dëshmitarit të parë kundër çështjes së tij, ndërsa filloi intervistimi i dëshmitarit të dytë.

Salih Mustafa, i njohur në luftë si “komandant Cali” është i arrestuari i parë nga Specialja dhe ky është gjykimi i parë në Dhomat e Specializuara. Aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera