Fokus

Vazhdon si PDK-ja…Një familje e lidhur me VV-në avancohet në ndërmarrje publike nga Qeveria Kurti

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 25 June 2021

Logjika e njëjtë e qeverisjeve të kaluara duket se po zbatohet me përpikëri edhe nga qeverisja e Albin Kurtit.

Familja që dikur ishte përkrahur dhe rehatuar në ndërmarrje publike, në kohën sa ishte në pushtet Partia Demokratike e Kosovës, me të ardhur në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, është avancuar në pozita të larta.

Milot Podvorica ish-këshilltar i ministrit Vitia, militant i flaktë i lëvizjes Vetëvendosje, duket se ka ndikuar që të rehatoi babain e tij, Rexhep Podvoricën, në bordin e ndërmarrjes publike te Ibër Lepencit.

-Advertisement-

Rexhep Podvorica, babai i ish-këshilltarit të ministrit Vitia, është i punësuar në KEDS, në pozitën e zyrtarit të zyrës ligjore.

Ndërkaq, vet Miloti është avancuar në drejtor të zyrës ligjore në Korporatën Energjetike të Kosovës.

“Historia e familjes së Rexhep Podvoricës, është e lidhur me pushtetet e kaluara dhe janë të punësuar në institucione e ndërmarrje publike i madh e i vogël”, thonë burime të sigurta të Gazetës Infokus.

Rexhep Podvorica, bashkë me gruan kanë qenë të punësuar në KEK dhe njëkohësisht në kohën kur në pushtet ka qenë PDK-ja, kanë punësuar edhe djalin Milotin në këtë ndërmarrje, kurse djalin tjetër Arbnorin, në Ndëmarrjen publike Banesore.

Derisa burrë e grua kanë kaluar në KEDS pas ndarjes së distribucionit, Miloti ka mbetur në KEK në pozitën e zyrtarit ligjor.

Kurse nga ardhja në pushtet e Vetëvendosjes, partisë të cilën publikisht e ka mbështetur, Miloti është avancuar në tri pozita të larta.

Fillimisht në qeverisjen e parë të Kurtit, Miloti është emëruar këshilltar i Arben Vitisë, duke e punësuar edhe vëllain e tij Arbnorin, shofer të ministrit.
Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, Miloti është kthyer në KEK, në pozitën zyrtar ligjor.

Me ardhjen e bordit të ri, të emëruar nga Qeveria Kurti 2, Miloti prap avancohet në pozitën e drejtorit të zyrës ligjore.

Vetëm pak muaj pas kësaj, sot (të premten) qeveria Kurti ka emëruar edhe babain e tij në pozitën e drejtorit të bordit të ndërmarrjes publike “Iber Lepenc”.

Ky i fundit bashkë me familjen e tij del të jenë përkrahës të zjarrtë të Vetëvendosjes.

Përkrahjen ndaj partisë në pushtet, nuk e fshehë as në llogarinë e tij në facebook.

Siç edhe mund të shihet, thuajse çdo të dytin postim e ka me motive politike. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera