Rozë

Vazhdon ‘seriali’ Mozzik dhe Loredana, çfarë kuptojmë me këtë postim?

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 13 October 2020

Marrëdhënia midis Loredanës dhe Mozzik po na bën mjaft konfuzë kohët e fundit. Shihen shpesh me njëri-tjetrin, shkëmbejnë veshjet e tyre, shëtitin bashkë, bëjnë postime bashkë, por përsëri nuk e vërtetojmë dot nëse ka një ribashkim.

Postimi i fundit i Loredanës në Instastory na jep një tjetër këndvështrim.

“Nuk më intereson nëse nuk ju pëlqen. Nuk flas me të, por kjo nuk do të thotë se ju keni të drejtë të tregoni mungesë respekti ndaj babait të vajzës sime. Nëse ai vdes ose i ndodh diçka, nuk do e rritësh ti fëmijën tim dhe nuk kujdesesh ti për të…”

-Advertisement-

Duket se nuk ka një ribashkim, por Loredana, nëpërmjet këtij postimi tregon se do të jetë gjithmonë përkrah Mozzik.

Ndoshta do t’i shohim gjithmonë si dy miq të mirë. Ata kanë zgjedhur që ta mbështetin dhe respektojnë njëri-tjetrin.

Një shembull i mirë ky për të gjitha çiftet që kalojnë një ndarje dhe për më tepër, kur kanë fëmijë bashkë. Duket se Hana po rritet me shumë dashuri duke i parë me njëri-tjetrin prindërit e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera