Lajme

“Dehari” mbledh sërish deputetët

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 23 March 2018

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të votohen rekomandimet nga interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e aktivistit të kësaj partie, Astrit Deharit, shkruan Infokusi.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

  1. Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,
  2. Shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018,
  3. Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-014 për infrastrukturën kritike,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-015 mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale,
  9. Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016,
  10. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave,
  11. Emërimi i një (1) anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore.

Seanca për Deharin u mbajt edhe para një jave mirëpo nuk pati sukses. Të pranishëm ishin 52 deputetë, ku prej tyre 27 ishin për, dhe 23 ishin kundër. Ndërsa, dy deputetë abstenuan. /INFOKUSI.COM/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera