Lajme

Vazhdon seanca ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 07:56 | 25 August 2017

Sot do të vazhdojë seanca ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, të akuzuar për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës.

Trupi gjykues në seancën e kaluar i ka liruar të katër aktivistët e Vetëvendosjes  nga masa e arrestit shtëpiak, respektivisht paraburgimi, duke iu zëvendësuar këtë masë me paraqitje në polici një herë në javë.

Avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi ka bërë të ditur përmes Facebook, se seanca do të vazhdojë sot duke filluar nga ora 10.00.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera