Lajme

Vazhdon seanca e Kuvendit, në rend dite raporti për energjinë

Autori: Gazeta inFokus 06:51 | 22 March 2023

Sot Kuvendi i Kosovës, do të vazhdojë punimet e seancës plenare, ku në rend dite janë dhjetëra pika nga seancat e kaluar.

Deputetët do të votojnë, raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përzgjedhin një anëtar jo ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shqyrtimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, etj.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 janar 2023 janë: Votimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, raporton RTKlive. Po ashtu Kuvendi do të bëj shqyrtimin e raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

-Advertisement-

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 2 shkurt 2023: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitës, shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 9 shkurt 2023: . Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mjekësinë Ligjore, shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Komunikimet Elektronike, përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt 2023: Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për parqet industriale dhe teknologjike, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për investime të qëndrueshme, Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C.”, Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, Propozimi i GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Arifi.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 mars 2023: Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021, Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”, raporton RTKlive. Po ashtu Kuvendi bën shqyrtimin e rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”, emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera