Lajme

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 07:38 | 14 January 2025

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndryshe dje ka dëshmuar, dëshmitari i ri i ZPS-së, William Goodwin. Ky ishte dëshmitar ekspert dhe ishte dëshmitari i 111-të i ZPS-së deri më tani në gjykatë.

Dëshmitari William Goodwin gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka theksuar se nuk ka qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së dhe si rrjedhojë, ai ka deklaruar se deduksionet e tij janë në fakt përfundime të të tjerave. Ai ka thënë se janë të një organizate tjetër.

-Advertisement-

Ndërkaq, gjatë këtij muaji, në këtë rast gjyqësor pritet të mbahen edhe 11 seanca, sipas kalendarit të punës së Speciales.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera