Lajme

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 10 July 2024

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, sot për të shtatën ditë me radhë, pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i 75-të i Zyrës së Prokurorit të Specializua (ZPS), Bislim Zyrapi.

Gjatë seancës së djeshme Zyrapi, në ditën e gjashtë të dëshmisë, tha se çështja e të burgosurve nuk ishte kompetencë e Drejtorisë Operative të Shtabit të Përgjithshëm. Por, sipas tij, autoriteti i tij i takonte komandanteve të njësive apo zonave që vepronin në një territor të caktuar e që më pas merrej edhe sektori juridik.

-Advertisement-

Avokati Roberts e paralajmëroi se kundërpyetjet e tij do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së mërkur.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen katër seanca.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova që të marrë veprime për të adresuar çështjen e heqjes së kollare së Jakup Krasniqit, të hënën, para seancës gjyqësore në Hagë.

Ministrja Haxhiu, në një letër drejtuar Trendafilovës, e ka cilësuar akt absurd kërkesën për heqjen e kollares.

Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Në nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë deklaruare të pafajshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera