Lajme

Vazhdon përplasja, Vitia – Zemajt: Nuk kam gjetur asnjë dokument për sigurim të vaksinave në MSH

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 26 April 2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka akuzuar ish ministrin e këtij dikasteri, Armend Zemajn se nuk i ka lënë asnjë dokument në Ministri ku flitej për negocim për sigurimin e vaksinave antiCOVID-19.

Vitia ne seancën e Kuvendit ka thënë se as edhe një dokument nuk ka qenë në MSH duke i thënë Zemajt se dokumentet janë të MSH-së dhe jo të tij, shkruan Gazeta inFokus.

“Asnjë dokument nuk e kam gjetur në Ministrinë e Shëndetësisë për negocim për sigurimin e vaksinave. Asnjë edhe një dokument. Asnjë. Ato kanë qenë të ministrisë zotëri Zemaj jo tuajat as që ti përdorni për interesa tuajat. Kurrë në jetën time nuk ju kam sulmuar, as kur kam menduar se jeni gabim në kohën sa ishit ministër dhe as nuk do të iu sulmoj asnjëherë. Do të bashkëpunojmë sa herë që ka nevojë në të mirë të qytetarëve. Unë e kam respektuar më shumë se ti nënshkrimin tënd, gjë që ti se ke bërë as për veten tënde”, ka deklaruar Vitia./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera