Lajme

Vazhdon përplasja në distancë, Lladrovci ka një ‘selam’ të ri për Mulla Osmanin

Autori: H. Smajli 17:02 | 21 July 2021

Një deklaratë e hoxhës, Osman Musliu, i cili u lut që kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci të mos fitojë më në këtë komunë në zgjedhjet lokale të radhës, nxiti debat e përplasje mes tyre.

Përderisa në një intervistë për Gazetën inFokus, i pari i Drenasit e quajti Osmanin “Mulla rrenci” duke thënë se zoti nuk i dëgjon lutjet e tyre, hoxha i ka kthyer përgjigje të parit të Drenasit.

Mulla Osmani ka thënë se Lladrovci është këtu ku është për shkak të vëllait të tij dhe jo diplomave apo shkollës që ka kryer.

-Advertisement-

“Ani me babën hoxhë ani, mirë e ki ti! I kofsh falë që je vlla i kujt je, se sa për aftësitë dhe doktoraturat tua nuk t’kish ra me dal fort në sheher nga arat e fushat e Gllanasellës duke luajtur ‘pitpitak”, ka thënë ai për Reporterin.

Së fundmi, në një prononcim tjetër për Gazetën inFokus, Lladrovci sërish e ka quajtur hoxhën, “Mulla rrenci” , duke thënë se ai nuk meriton përgjigje tjetër përveç kësaj.

“Mulla rrenci nuk meriton përgjigje më të gjatë se atë që tashmë e kam bërë. Shnet”, ka thënë shkurt LLadrovci.

E gjithë kjo përplasje nisi nga deklarata e të martës e hoxhë Osmanit i cili tha për Lladrovcin “inshAllah [dashtë Zoti] nuk fiton në zgjedhjet e radhës”, kjo sipas tij për shkak të keqqeverisjes./Gazeta inFokus/

LEXO EDHE: “Zoti nuk i dëgjon lutjet e mulla rrencit”, Lladrovci i përgjigjet hoxhës që u lut keq për të

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera