Lajme

Vazhdon numërimi, ky është rezultati i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 01 March 2021

Komisioni Qendror i Zgjedheve po vazhdon numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat janë vendosur në ditën e zgjedhjeve në vendvotimet e dyfishta, por edhe në adresa të ndryshme jashtë vendvotimeve.

Janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë komunave të ndryshme dhe që do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Kujtojmë se pas përfundimit të këtyre votave do të numërohen edhe fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë Kosovës nga 2 deri më 12 shkurt.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera