Lajme

“Vazhdon me aparaturë të frymëmarrjes”, kjo është gjendja e 23-vjeçares që u lëndua nga rënia e çatisë së Komunës së Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 29 January 2024

23 vjeçarja e cila pësoi lëndime të rënda si shkak i rënies së kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës ende po vazhdon të marrë trajtim në Mjekimin Intensiv në QKUK.

Shefi i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka ka thënë për Gazeta10 se gjendja e pacientes është stabile, ndonëse vazhdon të jetë me aparaturë mjekësore.

“Pacientja vazhdon edhe më tutje të marrë tretmanin mjekësor në mjekimin intensiv. Sa i perket parametrave vital, prezantohet të jetë stabile përkundër që lëndimet janë të rënda. Ajo vazhdon të jetë me aparaturë mjekësore”, ka thënë Uka.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…

Të tjera