Sport

Vazhdon ‘mallkimi’ i Liverpoolit në ‘Anfield’

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 07 March 2021

Skuadra e Liverpooli e ka pësuar edhe humbjen e radhës në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ janë mposhtur për herë të parë në histori të klubit gjashtë herë rresht në shtëpi.

Fulhami ka qenë ekipi i radhës që ka dal nga ‘Anfieldi’ më tri pikë, në sfidën e vlefshme për xhiron e 27-të në Premierligë

-Advertisement-

Liverpooli u mposhtë me rezultat minimal 1-0, në takimin në të cilin u paraqit edhe futbollisti me prejardhje shqiptare Xherdan Shaqiri.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mario Lemina, në minutën e 45’.

Pas kësaj disfate, Liverpooli rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër, pasi renditet i shtati me 43 pikë, kurse Fulhami mbetet i 18-ti me 26 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera