Lajme

Vazhdon lufta në Ukrainë, ky është numri i të vrarëve nga një sulm në Kharkiv

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 05 April 2022

Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkivit, Oleh Synegubov ka njoftuar se në 24 orët e fundit në këtë rajon janë vrarë gjashtë persona, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, ai ka njoftuar se nga ky sulm kanë mbetur edhe të tjerë të plagosur.

Ndërkaq, Synegubov ka bërë të ditur se rusët kanë qëlluar në Kharkiv 54 herë me armë të ndryshme.

-Advertisement-

Kjo është njoftuar në faqen “War in Ukraine”, ku po publikohen informacionet e fundit lidhur me situatën atje.

Kujtojmë se sot janë bërë 41 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në Ukrainë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera