Lajme

Vazhdon kërkimi për personin që dyshohet se kërceu nga Ura e Fshajtë në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 27 January 2021

Janë duke vazhduar kërkimet për personin që dyshohet se para dy ditësh është hedhur nga Ura e Fshajtë në Gjakovë.

Lajmin për vazhdimin e kërkimeve e ka konfirmuar për Express policia rajonale e Gjakovës.

“Sot me date 27.01.21 rreth ores 11:30 njesiti kerkim -shpetimit i FSK-se ka dale ne vend te ngjarjes tek Ura e Fshejt  ne fshatin Xerxe , 10 pjesëtar të FSK -se te specjalizuar ne gjetjen e trupit te zhdukur para dy dite  ne lumin Drini I Bardhe . Të njejtit kanë vendosur nje tend afer Seperacionit “ Vllezrit Morina”, ne ket opercion jan edhe njesiti i Hetimeve Rajonale si dhe patrulla e ekipit reagus e staconit policor Rahovec”, thuhet në përgjigjen e policisë.

-Advertisement-

Kujtojmë se për shkak të kushteve atmosferike, gjatë ditës së djeshme kërkimi për të ishte ndërprerë.

Policia ka konfirmuar dje se i dyshuari e ka lënë veturën afër rrugës dhe se brenda veturës kishte lënë një letër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera