Lajme

Vazhdon identifikimi i të përfshirëve në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 02 May 2017

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Sektori i Punëve të Brendshmenë Shkup, bën të ditur se vazhdon me ndërmarrjen e aktiviteteve për ndriçimin e plotë të ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ku një numër qytetarësh sulmuan fizikisht gazetarët dhe deputetët e shumicës parlamentare.

 SPB e Shkupit bën të ditur se janë dorëzuar tre raporte të veçanta në Prokurorinë themelore publike në lidhje me informacionet për hetimet rreth disa personave, nga gjithsej 15 të dyshuarve.

SPB e Shkupit bën të ditur se janë identifikuar pesonat që janë përfshi në heqjen e pengesave të hyrjes kryesore të Kuvendit, ndërkaq vazhdojnë aktivitetet për identifikimin e personave tjerë të përfshirë në ngarjet e 27 prillit.

SPB e Shkupit bën të ditur se ndaj pesë personave është shqiputar paraburgim, ndaj dy të tjerëve është shqiptuar paraburgim shtëpiak, si edhe masa kujdesi për dy të tjerë./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera