Lajme

Vazhdon gjykimi për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 16 November 2018

Në Gjykatën penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në seancën e djeshme u lexuan porositë në viber mes protagonisteve të ngjarjeve të dhunshme në Kuvend. Në një grup të formuar mes deputetëve komunikimi ka filluar në orën 17 e 48 minuta me porositë e Johan Tarcullovskit “Po mbrohet Maqedonia”, “Kthim prapa nuk ka” e shkrime tjera. Nga porositë rezulton koordinimi që ka ekzistuar mes ish kreut të Kuvendit Trajko Veljanovski dhe disa prej deputetëve përfshirë edhe Kërste Mukoskin.

Krsto Mukoski lidhur me zhvillimet e 27 prillit ka komunikuar përmes grupit në aplikacionin viber me rreth 40 persona. Mes tyre më i zëshmi ishte ish ministri i transportit Mile Janakievski, Liljana Kuzmanovska, Emil Dimitriev, Aleksandar Atanasov, Johan Tarçullovski, Spire Risteski dhe shumë persona të tjerë mes të cilëve disa edhe me kode.

-Advertisement-

Në grupin në viber qëndron edhe një numër i regjistruar si kolegia “Çair” e cila më 27 prill njofton në grup se po hapen dyert e Kuvendit. Ajo mes tjerash thotë ma leni mua Sheqerniskën.

Për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe 2 të tjerët për “nxitje të dhunës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera