Lajme

Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 29 April 2024

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në seancën e sotme pritet të deshmoi një dëshmitar i ri, pasi te enjten e ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 57-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmia e këtij dëshmitari u dëgjua në seancë të mbyllur dhe zgjati vetëm gjatë sesionit të paradites të së enjtes, kurse pjesa tjetër e seancës u pezullua.

-Advertisement-

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III nuk ka dhënë ndonjë shpjegim përveç se ka theksuar që seanca përfundoi.

Edhe DHSK përmes një njoftimi për media ka thënë se ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 57-të.

Gjykimi rinis sot në orën 09:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera