Lajme

Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Autori: Gazeta inFokus 06:58 | 26 September 2023

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Edhe sot pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i ZPS-së që është i mbrojtur me kodin W04644.

Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë, ky dëshmitar ishte ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në vitin 1998, ndërsa disa nga anëtarët e familjes së dëshmitarit u vranë pas ndalimit.  Ky është dëshmitari i 26-të i ZPS-së deri më tani.

Ndryshe dje pyetjet dhe përgjigjet për këtë dëshimtar janë dhënë në sesion private dhe se pritet që ky dëshmitar të dëshmojë edhe në seancën e sotme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera