Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Autori: Gazeta inFokus 06:52 | 10 July 2023
Sot në Hagë në Dhomat e Specializuara të Kosovës, vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Në seancat e fundit dëshmitari i dhjetë dhe i njëmbëdhjetë të thirrur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë dhënë dëshmi dhe iu përgjigjën pyetjeve të Prokurorisë, Mbrojtjes, mbrojtësit të viktimave dhe gjykatësve.
Trupi Gjykues shprehu shqetësimin për ritmin se si po ecin seancat në këtë çështje gjyqësore dhe u kujtoi palëve se është e panevojshme t’i pyesin dëshmitarët me hollësi për aspekte të pakontestuara.
Dëshmitari i njëmbëdhjetë përfundoi dëshminë dhe pas kësaj Trupi Gjykues diskutoi gjerësisht me palët dhe mbrojtësin e viktimave për hapat konkretë që mund të ndërmerren për të garantuar një numër më të madh seancash publike në këtë çështje gjyqësore. Diskutimi u mbështet në parashtrimet me shkrim që Trupi Gjykues kishte marrë nga Prokuroria, Mbrojtja dhe mbrojtësi i viktimave.
Kryegjykatësi theksoi se të gjithë pajtohen se duhet promovuar një procesi gjyqësor publik. Në fund të seancës, ai bëri me dije se ka gjasa që Trupi Gjykues t’i mbledhë përsëri palët dhe pjesëmarrësit për të diskutuar propozimet e bëra dhe u kërkoi Prokurorisë dhe Mbrojtjes që të japin ndihmën e tyre për të trajtuar këtë aspekt.
Ndryshe më 28 qershor, Prokuroria dorëzoi listën e 12 dëshmitarëve të tjerë që do të thirren në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë, raporton RTKlive.Lista përmban edhe dëshmitarë rezervë dhe Prokuroria theksoi se ka zvogëluar kohën e parashikuar që duhet për të marrë në pyetje tetë prej këtyre dëshmitarëve. Emrat e dëshmitarëve janë dorëzuar si pjesë e një shtojcë konfidenciale.
Të tjera
-
Tajani: Kosova t’i respektojë zotimet që i ka bërë me Evropën
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani,...
-
Vetaksident në Pejë, vetura bie në lumë
Të premten rreth orës 14:50 në fshatin Dubovë të Pejës ka ndodhur një vetaksi...
-
Një qytetar bie në një gropë të hapur në Shadërvan, po kryheshin punime e aranzhuara nga komuna
Një qytetar në Prizren ka rënë në një gropë në qendrën e qytetit, ku Komuna e...
-
Krasniqi u shkruan letër Kurtit dhe liderëve të opozitës, përmend dy data kur duhet të shkohet në zgjedhje
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u ka shkruar letër kryeministrit Albin Kur...
-
Ekspert për monitorimin e lajmeve që sulmojnë, INPO i kërkon Nagavcit anulimin e tenderit
Organizata INPO kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe In...
-
Ministria e Nagavcit kërkon monitorues të lajmeve që e atakojnë ministrinë
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e cila drejtohet...
-
Kusari-Lila: E paimagjinueshme shpërndarja e Kuvendit kur për debat ka kaq pak deputetë
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila pa...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën nga ora 10:00. Rendi i ditës: ...
-
Arrestohen dy persona, dyshohet se kryen veprën penale rrëmbim
Zyrtarët policorë të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në asistim të Njësi...
-
Gjykimi për Thaçin dhe të tjerët vazhdon më 27 maj
Gjykimi për rastin Thaçi dhe të tjerët do të rifillojë të hënën më 27 maj. Kë...
-
23-vjeçarja kompensohet me 110 mijë euro pasi u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë
Kuvendi Komunal i Prishtinës me 36 vota për, asnjë kundër e ka miratuar propo...
-
Tahiri: Kurti nuk ka shpëtim nga ballafaqimi me opozitën, veç vonim
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se ballafaqimi i...