Rozë

Vazhdon drama, Taylor Swift tashmë e ka të ndaluar të këndojë këngët e veta

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 15 November 2019

Këngëtares Taylor Swift tani i është ndaluar të performojë këngët e saj dhe t’i përdorë për projekte tjera. “Ti duhet të jesh një vajzë e mirë dhe të mbyllësh gojën. Nëse jo, do të ndëshkohesh”, shkruan Swift.

Që nga vera e këtij viti, këngëtarja Taylor Swift nuk i ka më të drejtat mbi këngët e saj që i ka shkruar e kompozuar vetë gjatë gjithë karrierës që nga mosha 16 vjeçare.

Kjo për shkak se kompania muzikore pjesë e të cilës ishte Swift, ka vendosur që t’i shitet menaxherit të njohur amerikan, Scooter Brown, shkruan Gazeta Express.

-Advertisement-

Brown, i cili kishte një histori aspak të këndshme me Swift gjatë viteve të fundit, ka blerë kompaninë Big Maxhine Records, e bashkë me të edhe të gjitha këngët dhe inçizimet që ka bërë Taylor Swift në këtë komani, duke ia mohuar të drejtën artistes që t’i blejë këngët e veta, megjithëse kishte ofruar që ta bënte këtë.

Taylor ka shprehur mllefin e saj në intervista dhe rrjetet sociale për këtë të padrejtë që po i bëhet, e dyshja Scooter Brown dhe Scott Brochetta i ‘Big Machine’ po ndërmarrin masa.

Brown ka vendosur që të mos e lejojë artisten që të perforomojë askund e të mos përdorë këngët që ka shkruar ajo vetë gjatë kohës sa ishte në kompani.

Kështu, shumë hitet që ia kanë sjellë këngëtares statusin e një prej këngëtareve më të suksesshme të dekadës së fundit, kanë mbetur të bllokuara nën pronën e tij.

Së fundi, është zbuluar se Taylor Swift do të shpërblehet nga ‘American Music Awards’ me çmim si ‘Artistja e Dekadës’ dhe ajo ka planifikuar të dhurojë një spektakël duke performuar disa nga hitet e saj ndër vite.

Por, këtë gjë nuk mund ta bëjë më, e edhe plani për të nxjerrë dokumentarin që Netflix ka përgatitur për të ka dështuar, për shkak të arsyes banale.

Swift ka treguar se pas një viti do t’i regjistrojë sërish të gjitha këngët qëka shkruar ajo ndër vite dhe do t’i lansojë në treg, duke mos pasur kështu të bëjë fare me ‘Big Machine Records’ e as me Scooter Brown.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera