Lajme

Vazhdon dita e dytë e `Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit

Autori: Gazeta inFokus 07:04 | 22 October 2019

Nën përkujdesjen e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe në mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe UN WOMEN-it, sot do të vazhdojë “Java për të Drejtat e viktimave të krimit”.

Këtë vit shënohet 10-vjetori i “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi për nder të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimi” është zotuar se angazhimi i tij si kryeprokuror i Shtetit dhe i të gjithë mekanizmave relevantë nuk do të mungojë që rastet e viktimave të krimit të trajtohen drejt gjatë gjithë procedurave, ndërsa kryerësit të marrin dënimet meritore.

-Advertisement-

“Si kryeprokuror i Shtetit vlerësoj që në ballë të kësaj Jave nëpër vite kemi vënë në prioritet të drejtat e viktimave, por edhe një paralajmërim serioz për shkelësit e të drejtave të viktimave të krimit, sepse këto të drejta janë të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe hyjnë në kuadër të të drejtave themelore dhe, si të tilla, duhet mbrojtur me çdo kusht nga institucionet shtetërore”, është shprehur Lumezi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera