Lajme

Vazhdon aksioni `Ta Pastrojmë Kosovën`

Autori: Gazeta inFokus 07:44 | 17 October 2018

Let’s Do It Kosova ju njofton se sot duke filluar nga ora 12:00 do të organizohet aksion pastrimi në Lipjan, në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Aksioni nis nga oborri i Komunës së Lipjanit, për të vazhduar në shesh të qytetit si dhe në një deponi ilegale që gjendet pranë hekurudhës, në rrugën për Janjevë.

Aksionit i bashkohet edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti si dhe nxënës të shkollave fillore.

-Advertisement-

Po ashtu, punëtorët e ETC-ve dhe të depove duke filluar nga ora 14:00 do t’u bashkohen aksioneve të pastrimit në qytetet: Gjilan, Kamenicë, Graçanicë dhe Viti.

Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” aksione do të organizohen nesër edhe në Komunën e Istogut për pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera